“Lufta” me flakët në Drenovë/ Zjarri përhapet drejt kodrave të Gorishovës, zjarrfikëse nga 6 qytete për të shuar vatrat

Shqipëria

“Lufta” me flakët në Drenovë/ Zjarri përhapet drejt kodrave të Gorishovës, zjarrfikëse nga 6 qytete për të shuar vatrat

Më: 17 korrik 2025 Në ora: 20:02
Foto nga vendi i ngjarjes

Flakët e favorizuara nga era e fortë pasditen e sotme kanë avancuar nga masivi pyjor i Drenovës drejt kodrave të Gorishovës, duke u përhapur në një sipërfaqe shumë të gjerë.

Më herët një situatë kritike është tejkaluar pranë grupeve të puseve të naftës 25 dhe 38 ku flakët janë afruar shumë pranë duke krijuar një situatë alarmante.

Kanë qenë mjetet zjarrfikëse të Fierit, Mallakastrës, Roskovecit, Beratit, Patosit dhe Albpetrolit që kanë vijuar pa ndërprerje përballjen me flakët deri në neutralizimin e tyre, ndërsa situata është ndjekur në terren edhe nga kreu i Albpetrol, Eltar Deda.

Tashmë kanë mbërritur edhe 4 mjete zjarrfikëse të ushtrisë të cilat po ndihmojnë për të vëne nën kontroll flakët të cilat të favorizuara nga era po përhapen në disa drejtime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat