65-vjeçari i vdekur prej 5 ditësh, institucionet "mbajnë peng" trupin, i vëllai: Dua ta varros, t’i bëj zakonet e fundit

Shqipëria

65-vjeçari i vdekur prej 5 ditësh, institucionet "mbajnë peng" trupin, i vëllai: Dua ta varros, t’i bëj zakonet e fundit

Më: 18 korrik 2025 Në ora: 19:36
Ilustrim

Familjarët e të ndjerit Isa Rexhepaj kërkojnë që sa më parë të mund të marrin trupin e tij për të kryer ceremoninë mortore. 65-vjeçari u gjet i vdekur në një kolibe 5 ditë pasi kishte humbur kontaktet me familjen. Trupi i tij u zbulua mëngjesin e së premtes nga vëllai, i cili njoftoi menjëherë policinë.

Ndërkohë, edhe pse është kërkuar një ekspertizë më e thelluar mjeko-ligjore në Tiranë, trupi nuk është lëvizur ende nga Saranda. Sipas familjarëve, kufoma ka nisur të dekompozohet për shkak të kohës së gjatë që ka kaluar pas vdekjes.

Vëllai i të ndjerit shprehet, për News24, se spitali i Sarandës ia kalon përgjegjësinë Policisë së Shtetit, ndërsa kjo e fundit ia vë gishtin Prokurorisë, e ndërsa prokuroria pretendon se përgjegjësia i takon policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat