Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, mori pjesë sot në prezantimin e Raportit të Bordit të Akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë.
Gjatë fjalës së saj, Manastirliu tha se me arritjet e bëra ndër vite, mundësojnë përshpejtimin për tu drejtuar drejt krijimit të universitetit 4.0.
Ndër të tjera, falënderoi bordin pë punën e bërë.
“Dua të falënderoj për punën e tyre Bordin e Akreditimit, anëtarët të cilët na 4 vite në këtë detyrë vërtetë na kanë ndihmuar jo vetëm për të përmirësuar proceset e akreditimi, por na kanë vënë përballë një realitet tek i cili kemi mundësinë për të ecur më shpjet drejt një universteti 4.0, për të ndërtuar jo vetëm kampuse fizike por kampuse online me universitete në botë për të qenë të orientuar drejt avancimit të teknologji të zhvilluara”- tha ministrja.