Kreu i “Shqipëria Bëhet”, në një konferencë për gazetarët pas përplasjeve me aleatin e tij Endri Shabani për mandatin e deputetit në Tiranë, ka sqaruar lidhjet familjare të kandidatëve që ata kishin vendosur në listat e mbyllura në zgjedhjet e 11 majit.
Lapaj: Ju jeni të qarte që listat e mbyllura janë vendosur per të djegur dhe pet të pasur besim se do të ndodhte ndryshe, fatkeqësisht po e bllokon zoti Kordhoni.
Te gjithë ata që janë në lista janë familjarë të kandidatëve, Dajko, nëna e një prej kandidatëve tanë në Vlore, Xhuveli është kushërira ime e parë dhe është futur në listën e Tiranë për të djegur listën.
Tërë thelbi është se Kordhoni, daja i Shabanit, ka si qëllim që Adriatiku të mos vejë në Parlament dhe lista e hapur të mos aplikohet.