Zjarri masiv në jug të vendit, dy avionë “Canadair” nga Italia dhe Kroacia ndërhyjnë për shuarjen e flakëve në Shashicë

Shqipëria

Zjarri masiv në jug të vendit, dy avionë “Canadair” nga Italia dhe Kroacia ndërhyjnë për shuarjen e flakëve në Shashicë

Më: 26 korrik 2025 Në ora: 17:27
Foto ilustrim

Dy avionë zjarrfikës të tipit “Canadair”, të ardhur nga Italia dhe Kroacia, janë përfshirë në operacionin për shuarjen e një vatre të fuqishme zjarri në zonën malore të Shashicës.

Përfshirja e avionëve të specializuar u bë e domosdoshme për shkak të përmasave të mëdha të zjarrit dhe vështirësive që paraqet terreni i thyer, i cili ka kufizuar ndërhyrjet tokësore.

Zona është e njohur për relievin e ashpër, gjë që ka penguar ndërhyrjen efektive të forcave zjarrfikëse nga toka.

Në terren po vijojnë operacionet e strukturave zjarrfikëse vendase, të cilat janë mbështetur nga forcat e ushtrisë dhe punonjës të mbrojtjes civile.

Avionët “Canadair” kanë realizuar hedhje të vazhdueshme të ujit mbi zonat më aktive të zjarrit, në përpjekje për ta vënë situatën nën kontroll.

Shkalla e dëmeve materiale dhe mjedisore është ende në vlerësim, ndërsa autoritetet mbeten të angazhuara për monitorimin e situatës dhe marrjen e masave për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat