Lapaj kërkon mandatin/ Frrok Çupi: Nuk largohet, do që të mbrojë të kaluarën familjare shumë të keqe

Shqipëria

Lapaj kërkon mandatin/ Frrok Çupi: Nuk largohet, do që të mbrojë të kaluarën familjare shumë të keqe

Më: 28 korrik 2025 Në ora: 13:31
Analisti Frrok Çupi

Analisti Frrok Çupi thotë se Adriatik Lapaj kërkon mandatin e deputeti dhe nuk largohet nga politika, pasi do të mbrojë të kaluarën familjare.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Çupi u shpreh se Lapaj vjen nga një korrupsion shumë i madh nga Gjykata e Sarandës, së bashku me vjehrrin e tij.

“E para është elementi të rinj dhe jo të rinj. Publiku u mashtrua me fjalën të rinj, Të vjetër në mentalitet, zakone, përfitime. Këtu del problemi i madh i politikës që nuk dëgjon. Lapaj vjen nga një korrupsion shumë i madh nga gjykata e Sarandës.

Përfitimet nuk janë çudira, u tentuan të futeshin në strehën e Lapajt. Lapaj kërkon të mbrojë të shkuarën familjare. Ajo ishte skemë mashtruese. Ai mednonte se me një deputet do fitonte dhjetë, si Sudja. Ishte e pamundur. Nuk mund ta mashtrosh publikun me disa manovra.”, theksoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat