Zjarr në fshatin Brataj të Selenicës, era e fortë përhap flakët

Shqipëria

Zjarr në fshatin Brataj të Selenicës, era e fortë përhap flakët

Më: 31 korrik 2025 Në ora: 19:55
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një zjarr ka rënë pasditen e kësaj të enjte në zonën e Bratajt, në territorin e Bashkisë Selenicë.

Nga informacionet paraprake mësohet se flakët janë konstatuar rreth orës 18:00 dhe kanë përfshirë sipërfaqe me kullota.

Për shkak të erës së fortë, zjarri është përhapur me shpejtësi duke rrezikuar përhapjen në një zonë më të gjerë.

Ndërsa terreni i thyer vështirëson ndërhyrjen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat