Vijon fluksi i lartë i udhëtarëve në pikën kufitare të Qafë Thanës, radhë mjetesh nga Maqedonia në pritje për të kaluar doganën

Shqipëria

Vijon fluksi i lartë i udhëtarëve në pikën kufitare të Qafë Thanës, radhë mjetesh nga Maqedonia në pritje për të kaluar doganën

Më: 2 gusht 2025 Në ora: 10:51
Foto ilustrim

Vijon fluksi i lartë i udhëtarëve në pikën kufitare të Qafë Thanës.

Dhjetëra automjete nga Maqedonia e Veriut presin në radhë për të hyrë në territorin shqiptar.

Për të përballuar këtë fluks, autoritetet kufitare kanë vënë në funksion 4 sportele për qytetarët dhe 1 sportel të dedikuar për kamionët. Shumica e udhëtarëve janë shtetas të huaj që zgjedhin bregdetin shqiptar për pushimet e verës.

Gjatë tre ditëve të fundit, përmes kësaj pike kufitare kanë hyrë dhe dalë rreth 30 mijë udhëtarë dhe mbi 11 mijë mjete.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat