Lushnjë, arrestohet 46-vjeçari, iu gjetën në banesë fara kanabis. Policia identifikon dhe lidhje të paligjshme energjie

Shqipëria

Lushnjë, arrestohet 46-vjeçari, iu gjetën në banesë fara kanabis. Policia identifikon dhe lidhje të paligjshme energjie

Më: 8 gusht 2025 Në ora: 10:03
Foto ilustrim

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin A. T., 46 vjeç, banues në fshatin Pirrë, pasi gjatë kontrollit të kryer në banesën e tij, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë gjetën 124 fara Cannabisi dhe një sasi të vogël të kësaj lënde narkotike, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Më tej, u kontatua se kishte në banesë, lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Specialistët për Hetimin e Krimit Kibernetik referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. S., 38 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka përndjekur në rrjetet sociale, ish-bashkëjetuesen e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat