Aksident pranë urës së Drojës, tre të plagosur nisen me urgjencë drejt Traumës, i përfshirë dhe një shtetas ukrainas

Shqipëria

Aksident pranë urës së Drojës, tre të plagosur nisen me urgjencë drejt Traumës, i përfshirë dhe një shtetas ukrainas

Më: 11 gusht 2025 Në ora: 16:26
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur ditën e sotme në afërsi të urës së Drojës. Sipas raportimeve në aksident janë përfshirë një automjet me drejtues shtetasin ukrainas me inicialet A.D., dhe një mjet me drejtues ende të paidentifikuar i cili është plagosur.

Gjitashtu raportohet se si pasojë e aksidentit janë plagosur edhe dy pasagjerë.

Të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës ndërsa gjendja e tyre nuk dihet.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit të ndodhur pranë urës së Drojës në Mamurras.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat