Zjarri rrezikonte Lazaratin dhe Gjirokastrën, pas disa orësh shuhen flakët, banorët ndihmuan zjarrfikësit

Shqipëria

Zjarri rrezikonte Lazaratin dhe Gjirokastrën, pas disa orësh shuhen flakët, banorët ndihmuan zjarrfikësit

Më: 13 gusht 2025 Në ora: 21:17
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një vatër zjarri e cila rrezikonte të shkonte në drejtim të fshatit Lazart dhe Gjirokastrës është fikur pasi disa orësh. Mësohet se zjarrfikësit kanë ndërhyrë me njëherë për të izoluar vatrën.

Gjithashtu bëhet me dije se për të fikuar flakët kanë ndërhyr edhe banorët e fshatit Lazarat.

Edhe pse flakët janë fikur një grup po qëndron për të monitoruar situatën në rast riaktivizimi.

Zjarret në Delvinë kanë shkaktuar dëme të shumta ndërsa ka qenë e pamunduar izolimi dhe mos lejimi i përhapjes së saj pasi ishte e favoziruar nga era dhe temperaturat e larta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat