KAYO refuzon të zbatojë vendimin e Gjykatës, mban të zaptuar godinën e Panorama dhe s’lejon drejtuesit e gazetarët të futen në ambientet e punës

Shqipëria

KAYO refuzon të zbatojë vendimin e Gjykatës, mban të zaptuar godinën e Panorama dhe s’lejon drejtuesit e gazetarët të futen në ambientet e punës

Më: 14 gusht 2025 Në ora: 09:46
Foto ilustrim

Kompania KAYO, e cila prej mëngjesit të së hënës ka zaptuar godinat e News 24 dhe Panorama Group, refuzon të zbatojë vendimin e Gjykatës.

KAYO dhe policia ushtarake kanë mbyllur portën që duke mos lejuar drejtuesit e gazetarët të futen në ambientet e punës në godinën e Panoramës, duke e mbajtur në mënyrë të paligjshme.

Me një vendim të dy ditëve më parë, Gjykata e Tiranës ka vendosur që godina e Panorama të lirohet nga KAYO dhe policia ushtarake, si edhe të lejohen gazetarët të futen brenda ambienteve për të bërë punën e tyre.

Por kompania që mban uzurpuar ndërtesën refuzon.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat