Artisti Naun Shundi në betejë për shëndetin, familja falënderon mbështetësit e aktorit dhe kërkon ndihmë për kurimin e tij

Shqipëria

Artisti Naun Shundi në betejë për shëndetin, familja falënderon mbështetësit e aktorit dhe kërkon ndihmë për kurimin e tij

Më: 16 gusht 2025 Në ora: 23:31
Naun Shundi

Familjarët e artistit Naun Shundi kanë reaguar sërish, duke pohuar se aktori e regjisori i njohur ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ata pranojnë se kurimin në Francë, që ka kosto të larta, nuk po e përballojnë dot financiarisht dhe kërkojnë ndihmën e mbështetësve, duke publikuar një numër llogarie, ku secili që ka dëshirë, mund të kontribuojë.

“Ju faleminderit pa fund për mesazhet dhe lutjet tuaja miq. Naun Shundi po kalon një moment të vështirë dhe financat tona nuk e përballojnë dot. Nëse mundeni të jeni me ne në këtë luftë me sëmundjen, duke  na ndihmuar me shumën që ju mundeni, kjo betejë do të jetë edhe më e thjeshtë të  fitohet.

Ju faleminderit  dhe paçi vetëm gëzime

Iban: AL9220511289003846CLIDCLALLE

Swift NCBAALTX”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat