Përplasen dy automjete në Fier, lëndohet një fëmijë! Shoferët konfliktohen fizikisht me njëri-tjetrin

Shqipëria

Përplasen dy automjete në Fier, lëndohet një fëmijë! Shoferët konfliktohen fizikisht me njëri-tjetrin

Më: 19 gusht 2025 Në ora: 15:19
Foto ilustrim

Rreth orës 14:20 të ditës së sotme, një aksident rrugor është regjistruar në qendër të Fierit, pranë semaforit kryesor. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, duke shkaktuar panik dhe trafik.

Sipas informacioneve të para nga vendngjarja, nga përplasja ka mbetur i lënduar edhe një fëmijë, i cili është transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja është shoqëruar edhe me tensione, pasi drejtuesit e mjeteve janë konfliktuar fizikisht pas aksidentit.

Dyshohet se një prej shoferëve ka qenë në gjendje të dehur, ndërkohë që policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat