​Tentuan të vidhnin në një firmë ndërtimi, prangosen 2 vëllezër në Lushnjë

Shqipëria

​Tentuan të vidhnin në një firmë ndërtimi, prangosen 2 vëllezër në Lushnjë

Më: 20 gusht 2025 Në ora: 17:59
Foto ilustrim

Policia e Shtetit ka arrestuar dy persona në Lushnjë, gjatë tentativës për vjedhje në një kompani ndërtimi.

Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, mbrëmë, gjatë patrullimit në territor, në lagjen "18 Tetori", kanë konstatuar dy shtetas që po tentonin të vidhnin karburant dhe pajisje.

Policia ka arrestuar me këtë rast vëllezërit G. C., 54-vjeç dhe J. C., 40-vjeç, banues në Lushnjë, raporton KosovaPress.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat