Aksidenti tragjik në Sarandë, viktimat ishin motra! Njëra studionte për mjekësi në Tiranë

Shqipëria

Aksidenti tragjik në Sarandë, viktimat ishin motra! Njëra studionte për mjekësi në Tiranë

Më: 24 gusht 2025 Në ora: 22:43
Rozina Dhimaku

Njëra nga vajzat që humbi jetën në aksidentin tragjike në aksin Sarandë-Delvinë studionte për mjekësi. Rozina Dhimaku humbi jetën së bashku me motrën e saj Ela, duke e bërë dhmbjen edhe më të madhe për familjarët, të afërmit dhe të gjithë ata që i njihnin.

Motrat ishin nga Kopaçeza e bashkisë Delvinë. Ela Dhimaku ishte drejtuesja e mjetit, ndërsa Rozina Dhimaku pasagjere.

Ndërsa Antonela Zhupa mbeti e plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Sarandës.

Edhe ajo ishte pasagjere. Ende nuk ka detaje në lidhje me rrethanat e aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat