Media prestigjioze amerikane "The New York Times", i ka kushtuar një shkrim Shqipërisë, që e cilëson si një destinacion turistik në rritje.
Artikulli me titull: “Shqipëria mat momentin e saj në diell” veçon Parkun Kombëtar të Butrintit, plazhet e Ksamilit dhe qytetet bregdetare si Dhërmiu, Borshi e Saranda si destinacionet me të bukura për pushuesit.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pjesë nga artikulli, ku po ashtu, "The New York Times" ndalet edhe në qytete historike si Berati me trashëgiminë e tij mijëravjeçare dhe Gjirokastra si qyteti i gurtë, i mbrojtur nga UNESCO.
Postimi i plotë:
Prestigjiozja amerikane "The New York Times", e cilëson Shqipërinë si një destinacion turistik në rritje
Artikulli veçon Parkun Kombëtar të Butrintit, plazhet e Ksamilit dhe qytetet bregdetare si Dhërmiu, Borshi e Saranda si destinacionet me të bukura për pushuesit
Po ashtu, "The New York Times" ndalet edhe në qytete historike si Berati me trashëgiminë e tij mijëravjeçare dhe Gjirokastra si qyteti i gurtë, i mbrojtur nga UNESCO