AKBN hap dyert për fëmijët e punonjësve, Balluku: Një ditë e veçantë

Shqipëria

AKBN hap dyert për fëmijët e punonjësve, Balluku: Një ditë e veçantë

Më: 29 gusht 2025 Në ora: 18:54
Pamje nga takimi

Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) hapi dyert për fëmijët e punonjësve të saj, në një ditë të veçantë kushtuar njohjes me energjinë, mineralet dhe burimet natyrore. Vogëlushët patën mundësinë të mësojnë, por edhe të argëtohen përmes aktiviteteve të ndryshme edukative e argëtuese.

Zëvendëskryeministrja, njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ndau disa momente nga kjo vizitë, duke e cilësuar atë si një ditë të veçantë, jo vetëm për të vegjlit, por edhe për prindërit e tyre.

“Inxhinierët e vegjël të AKBN-së. Një ditë ndryshe, në një prej institucioneve tona, i cili hapi dyert për të mirëpritur fëmijët e punonjësve, duke iu krijuar mundësinë atyre për të mësuar plot gjëra të reja për energjinë, mineralet dhe burimet natyrore, por edhe për t’u argëtuar.

Një ditë e veçantë jo vetëm për të vegjlit, por edhe prindërit e tyre”, shkroi Balluku në një postim në rrjetet sociale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat