“QSUT po kthehet në qendër tregtare”- Denoncimi i PD: Në vend të ilaçeve, shqiptarëve u ofrohen dhoma hoteli!

Shqipëria

“QSUT po kthehet në qendër tregtare”- Denoncimi i PD: Në vend të ilaçeve, shqiptarëve u ofrohen dhoma hoteli!

Më: 31 gusht 2025 Në ora: 11:29
Genta Vangjeli,

Partia Demokratike ka denoncuar publikisht një tjetër rast që, sipas saj, cenon drejtpërdrejt interesat e qytetarëve dhe sistemin publik shëndetësor.

Sipas deklaratës së zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, në vend që të zgjidhë problemet e mungesës së medikamenteve dhe shërbimeve bazë, qeveria po jep prioritet projekteve fitimprurëse me natyrë biznesi në zemër të sistemit shëndetësor publik.

Në qendër të akuzave është një projekt ndërtimi në ambientet e QSUT-së. Bëhet fjalë për “një kontratë me vlerë 14 milionë euro, e shpallur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) në shtator 2024, me objekt: “Përmirësimi i transportit urban dhe parkimeve – Ndërtimi i godinës së parkimit multifunksional me shumë nivele në QSUT”. Projekti është fituar nga kompania “Salillari shpk” me bashkëpunim të “ASL shpk”.

Sipas kontratës, ndërhyrja përfshin ndërtimin e dy godinave: një strukturë parkimi 6-katshe (5 mbi tokë dhe 1 nën tokë) dhe një hotel 5-katësh me qëllime pritjeje dhe logjistike, gjithashtu me një kat teknik nëntokësor. Afati i realizimit të projektit është 24 muaj.

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Partia Demokratike denoncon publikisht një tjetër rast që prek direkt interesat e qytetarëve shqiptarë.
Pa u shqetësuar për medikamentet jetësore që mungojnë qeveria e Edi Ramës i jep sigurisht prioritet ideve të të bërit biznes.

Kështu qendra më e madhe shëndetësore në vend QSUNT po kthehet në një qendër tregtare fitimprurëse.

Në shtator të vitit të shkuar FSHZH shpalli tenderin me objekt “Përmirësimi i transportit urban dhe parkimeve (Parkimi i QSUT): Ndërtimi i godinës së Parkimit Multifunksional me shumë nivele në Qëndrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë (QSUT)”, procedurë e cila u fitua nga Salillari shpk me subjekt mbështetës ASL shpk , kundrejt vlerës 14 milion euro (me tvsh).

Kontrata e parashikuar të realizohet për 24 muaj përfshin dy ndërtesa , një parkim automjetesh 5 kate mbi tokë dhe 1 kat nën tokë, si dhe një hotel 5 kate mbi tokë për shërbimet e pritjes dhe logjistikës plus 1 kat nën tokë për ambjente teknike në funksion të tij.

Gjasat janë që menaxhimin e parkimit të ri mund ta kryejë Agjencia Ekonomike Mbështetëse e krijuar (në v.2018) nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, e drejtuar nga ish-zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste.

Në krye të saj qëndron Alfred Dalipi, ish- zv.ministër i Mjedisit dhe ish deputet i PS-së. Kjo agjenci nisi aktivitetin e saj duke vendosur tarifa parkimi në QSUT, dhe tashmë është shndërruar në një strukturë që përveç parkimit të QSUNT menaxhon edhe parkime dhe projekte në të gjithë vendin, si
• Qendra e Zhvillimit të Turizmit në Valbonë, Tropojë
• në Vermosh, Malësi e Madhe
• Kompleksi Agroturistik në Belsh
• Godina e Parkimit në Berat, në Sheshin “Teodor Muzaka”
• Qendra e Zhvillimit Rajonal në Korçë
• Godina e Parkimit në Gjirokastër, në Sheshin “Çerçiz Topulli”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat