Korçë/ Drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe përplaset me një makinë tjetër, plagoset një pasagjere

Shqipëria

Korçë/ Drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe përplaset me një makinë tjetër, plagoset një pasagjere

Më: 31 gusht 2025 Në ora: 13:01
Foto ilustrim

Rastet e aksidenteve kur drejtuesit e automjeteve janë në gjendje të dehur janë shtuar kohët e fundit, ku fatkeqësisht, ka pasur edhe viktima.

Rasti i fundit vjen nga qarku i Korçës, ku një 48 vjeçar në gjendje të dehur, është përplasur me një mjet tjetër, fatmirësisht kësaj here pa pasoja fatale jete. është plagosur lehtë një pasagjere.

U. S., 48 vjeç, banues në Durrës, u shoqërua në polici, pasi automjeti që drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me një automjet tjetër që drejtohej nga shtetasi A. S., 40 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, ngeli e dëmtuar lehtë një pasagjere që ndodhej në mjetin që drejtohej nga 40-vjeçari.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat