Dy grupet u konfliktuan me thika, policia shoqëron 3 persona në Korçë

Shqipëria

Dy grupet u konfliktuan me thika, policia shoqëron 3 persona në Korçë

Më: 31 gusht 2025 Në ora: 22:33
Foto ilustrim

Pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e sotme në një lokal në zonën e pazarit në Korçë, ku tre persona mbetën të plagosur me thikë, policia ka nisur menjëherë shoqërimin e të dyshuarve.

Sipas burimeve, më shumë se tre persona janë shoqëruar në komisariat nga të dyja palët e përfshira në përplasjen fizike.

Konflikti, që dyshohet të ketë nisur për motive banale, degjeneroi në përdorimin e armëve të ftohta, duke lënë tre të lënduar, një prej tyre me plagë në bark.

Policia po vijon hetimet për identifikimin e plotë të personave të përfshirë dhe rolin e secilit në ngjarje, ndërsa priten zbardhje të mëtejshme në orët në vijim.

Gjendja shëndetësore e të plagosurve është nën monitorim në spitalin e Korçës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat