Në pranga dy qytetarë në Kamëz, transportonin lëndë narkotike drejt Kryeqytetit

Shqipëria

Në pranga dy qytetarë në Kamëz, transportonin lëndë narkotike drejt Kryeqytetit

Më: 1 shtator 2025 Në ora: 16:04
Ilustrim

Sot në Kamëz janë kapur në flagrancë dhe vënë në pranga dy shtetas, të cilët po transportonin për në Tiranë  një çantë me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Si rezulatat i operacionit të koduar “The bag” mes Komisariatit të Policisë nr.5 në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve,  janë arrestuar në fshatin Zall Mner dy shtetasit E.Ç 18 vjeç dhe A.N 26 vjeç, pasi i’u gjetën 675 gramë lëndë narkotike cannabis sativa me qëllim shitjen.

Materialet proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të  më tejshme.

Njoftimi i plotë i policisë:

Kamëz/Finalizohet operacioni policor i koduar “The bag”.

U kapën në flagrancë me një çantë me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, që po e transportonin me qëllim shitjen në Tiranë, vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohet çanta me lëndë narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara se dy shtetas do të transportonin një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, me qëllim shitjen, kanë organizuar operacionin policor të koduar “The bag”.

Si rezultat i operacionit u arrestuan shtetasit E. Ç., 18 vjeç dhe A. N., 26 vjeç.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në fshatin Zall Mner, me një çantë me rreth 675 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, që dyshohet se po e transportonin në Tiranë, me qëllim shitjen.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat