Pamjet nga sherri në Korçë, momenti kur disa persona përplasen fizikisht dhe godasin njëri-tjetrin me karrige

Shqipëria

Pamjet nga sherri në Korçë, momenti kur disa persona përplasen fizikisht dhe godasin njëri-tjetrin me karrige

Më: 3 shtator 2025 Në ora: 15:25
Foto nga vendi i ngjarjes

ABC News ka siguruar pamje nga sherri i ndodhur disa ditë më parë në një lokal në Korçë. Siç shihet edhe nga pamjet, duket momenti, kur ka nisur sherri në ambientet e lokalit dhe më pas janë përplasur fizikisht. Disa persona të përfshirë në sherr kanë dhunuar njëri-tjetrin me grushte e karrige.

Lidhur me këtë ngjarje u arrestuan -Dritan Pino
-Petrika Ropi
-Ilir Shukulli
-Rafail Kocaqi
-Salvi Asllan
-Mihal Zhidro
-Serxhio Mema
-Gersi Dervishi
-Sotiraq Shkurti
-Kristi Lamçe

Gjithashtu, u shpall në kërkim një 38 vjeçar, banues në Korçë, i dyshuar i përfshirë në konflikt.

Këta shtetas janë konfliktuar fizikisht dhe me sende të forta me njëri-tjetrin, duke prishur qetësinë publike dhe duke shkaktuar dëme materiale në lokal. Gjatë veprimeve procedurale, ata kanë dhënë deklarata të rreme përpara punonjësve të Policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat