Berisha: U vodhën 180 mln euro! Lubia e ekzaltuar këndonte ‘bjeri gajdes gajdexhi, se ne mbushëm xhepat tona’

Shqipëria

Berisha: U vodhën 180 mln euro! Lubia e ekzaltuar këndonte ‘bjeri gajdes gajdexhi, se ne mbushëm xhepat tona’

Më: 5 shtator 2025 Në ora: 17:58
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë një postim në Facebook, përmes te cilit komenton inaugurimin e rrugës Qukës-Qafe Plloçë.

Teksa hedh akuza ndaj qeverisë për vjedhje dhe korrupsion nga projekti i kësaj rruge, Berisha thotë se kjo rrugë, ndërtimi i të cilës zgjati 16 vite si asnjë rrugë tjetër, është vepër publike në të cilën u vodhën në rreth 180 milionë euro.

Berisha thotë se çmimi për ndërtimin e rrugës nga 73 milionë euro për 43 km përfundoi në mbi katërfishim, në 260 milionë euro. 

“Ramaduro ndryshoi projektin dhe nisi seriali “vidh e vidh nuk ka të sosur”. Me projektin e Ramaduros, si kurrë ndonjëherë, segmentet e rrugës dy vitet e fundit nuk bashkoheshin njëri me tjetrin në dy raste, sepse nuk ndiqnin të njëjtën trajektore. Kështu, çmimi për ndërtimin e rrugës nga 73 milionë euro për 43 km përfundoi në mbi katërfishim, apo në 260 milionë euro. Por po të kemi parasysh mbi trefishimin e kohës së ndërtimit, çmimi real i saj në raport me kthimin e investimit shkon më së paku edhe tre herë më i lartë. Në inaugurim, Lubia e ekzaltuar këndonte nënse: “Bjeri gajdes gajdexhi, gajdexhi të lumtë goja se ne mbushëm xhepat tona. O Eeeeeeee Gajdexhiiiiiii!”, shprehet Berisha.

Aksi rrugor Qukës – Qafë Plloçë, u hap sot zyrtarisht për qarkullimin e automjeteve. Në ceremoninë përurimit mori pjesë Kryeministri Edi Rama dhe përfaqësues të pushtetit vendor dhe qytetarë të zonës. Aksi Qukës – Qafë Plloçë është pjesë e Korridorit 8, një arterie që lidh Shqipërinë me vendet fqinje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat