Pësoi infarkt gjatë vizitës jozyrtare në Voskopojë, ambasadori ukrainas në Shqipëri i nënshtrohet me sukses ndërhyrjes mjekësore

Shqipëria

Pësoi infarkt gjatë vizitës jozyrtare në Voskopojë, ambasadori ukrainas në Shqipëri i nënshtrohet me sukses ndërhyrjes mjekësore

Më: 14 shtator 2025 Në ora: 17:43
Volodymyr Shukrov

Ambasadori ukrainas në Shqipëri, Volodymyr Shukrov, u nis me helikopter drejt Tiranës, pasi pësoi infarkt gjatë qëndrimit të tij në Voskopojë.

Mësohet se ambasadori i është drejtuar një spitali privat në kryeqytet ku ka kryer me sukses ndërhyrjet e nevojshme, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ai shoqërohet nga bashkëshortja, me të cilën ndodhej në një vizitë joformale në fshatin turistik të Voskopojës, aty ku dhe u ndje keq.

Pas infarktit, Shkurov, u dërgua në spitalin e Korçës dhe më pas, për një kurim më të specializuar, drejt kryeqytetit.

Në helikopter për të asistuar ishte edhe një mjek nga spitali i Korçës..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat