Tre deputetë të opozitës, të cilët munguan në seancën e parë të nisjes së sesionit të ri parlamentar, janë betuar ditën e sotme në Kuvend.
Deputetët që u betuan janë Albana Vokshi, Fatmir Mediu dhe Oerd Bylykbashi.
Ndërsa sërish në sallën e Parlamentit mungoi, Jozefina Topalli, deputetja e zgjedhur e PD-së.
Ajo nuk u paraqit as në seancën e datës 12 Shtator për betim për shkak se udhëtoi drejt Romës, ku djali i saj Genar Topalli celebroi dashurinë në martesë me moderatoren Cindy Marina.