Rama në “laboratorin e Evropës” në Bruzh: Fryma evropiane mund të minohet shumë lehtë në ditët e sotme, duhen më shumë ura se kufij ndarës

Shqipëria

Rama në “laboratorin e Evropës” në Bruzh: Fryma evropiane mund të minohet shumë lehtë në ditët e sotme, duhen më shumë ura se kufij ndarës

Më: 16 shtator 2025 Në ora: 20:16
Edi Rama

Edi Rama në Kolegjin e Evropës në Bruzh – Pata ngurrim të vij, sepse të qëndrosh këtu në Bruzh, është shumë e  vështirë se sa të qëndrosh në Bruksel, sepse do të thotë të qëndrosh përballë historisë, përballë legjendave, përballë shpirtrave që i përshpërisin çdo fryme në korridor. Nuk është e lehtë të përballesh me ta. Por erdha sepse ky Kolegj, nuk është vetëm një tempull dijeje, është laborator i vetë Evropës dhe i thashë vetes “Bruzhi nuk është Brukseli, thashë shko t’u flasësh lirisht disa mendjeve ende të lira’, kështu që ta bëjmë.

Në shënimet e tij për mua, ambasadori ynë në BE me shije franceze e rreptësi gjermane, Ferit Hoxha, që është këtu, tha se ky qytet ka qenë udhëkryqi i tregtisë, dikur i quajtur Venecia e Veriut. Sot, falë Kolegjit, është zemra intelektuale e Evropës. E dalloj sa hyj në këtë derë.

Breza udhëheqësish e mendimtarët kanë dalë nga këtu. Disa prej jush me shpresë një ditë do të bëhet komisionerë të BE, mbase ministra e kryeministra dhe ndoshta portretet tuaja do të jenë në ato korridore. Besoj se do të çoni para frymën evropiane.

Është e vështirë për mua të them se sa e lehtë është që kjo frymë të minohet, madje të varroset në momente krizash, ku duket shumë më lehtë të numërosh kufijtë që ndajnë vendet se sa urat që i bashkojnë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat