Aksident i frikshëm te “21 Dhjetori”, makina përmbyset në mes të rrugës

Shqipëria

Aksident i frikshëm te “21 Dhjetori”, makina përmbyset në mes të rrugës

Më: 17 shtator 2025 Në ora: 15:06
Foto nga aksidenti

Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit, pranë “21 Dhjetorit”.

Një automjet është përmbysur në mes të rrugës, por për fat të mirë pa njerëz të lëndua. 

Forcat e policisë kanë ndërhyrë menjëherë për të menaxhuar situatën dhe për të normalizuar trafikun në zonë.

Grupi hetimor ndodhet në terren dhe po punon për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet që çuan në aksidentin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat