"Do vijë momenti ku do vriten prokurorë dhe gjyqtarë"/ Paralajmërimi i fortë i Sulës

Shqipëria

"Do vijë momenti ku do vriten prokurorë dhe gjyqtarë"/ Paralajmërimi i fortë i Sulës

Më: 17 shtator 2025 Në ora: 22:33
Dashnor Sula

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula në një dalje televizive ka bërë një paralajmërim të fortë në lidhje me sistemin e drejtësisë.

Sula duke bërë një paralelizëm me vrasjen e Giovanni Falcones dhe Paolo Borsellinos në Itali, tha se dhe në Shqipëri do të vijë momenti që do të vriten gjyqtarë.

Më tej, ish-deputeti tha se madje ka pasur raste ku janë vrarë gjyqtarë dhe prokurorë dhe gjyqtarë nga politika dhe krimi i organizuar.

“Ju e dini që po të mos ishin vrarë fatkeqësisht Falcone dhe Paolo Borsellino, nuk do kishte ndryshuar edhe sistemi i drejtësisë dhe politika në Itali. Dhe sot jemi në kushte të tilla, ku larg qoftë humbja e një jetë të një prokurori apo gjyqtari, por të jeni të sigurt se edhe ai moment do të vijë. Do të vijë mo zotëri. I ka vra politika pra, krimi i organizuar. E vranë gjyqtarin e Vlorës. Kush i ka vrarë të tjerët. Kanë ndodhur edhe ngjarje të tilla të rënda, ku janë vrarë edhe prokurorë edhe gjyqtarë. Janë vrarë pra”, tha Sula.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat