Vetëm 25 minuta seancë e tensionuar, reagon Bardhi: Mazhoranca do opozitë pa gojë e pa zë. “Diella”, fantazi propagandistike

Shqipëria

Vetëm 25 minuta seancë e tensionuar, reagon Bardhi: Mazhoranca do opozitë pa gojë e pa zë. “Diella”, fantazi propagandistike

Më: 18 shtator 2025 Në ora: 12:19
Gazment Bardhi

Vetëm 25 minuta zgjati seanca e tensionuar në Kuvend, e shoqëruar me përplasje të forta mes mazhorancës dhe opozitës.

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, reagoi ashpër duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se kërkon një opozitë pa zë dhe pa fuqi për të denoncuar korrupsionin.

Ai e cilësoi ministren “Diella” si një fantazi propagandistike dhe jo një zgjidhje reale ndaj problemeve të vendit.

Bardhi u shpreh se Rama ka ndërtuar një sistem autoritar ku qytetarët udhëhiqen nga padrejtësia dhe arroganca. Ai paralajmëroi se opozita nuk do të ndalet së denoncuari të vërtetën, pavarësisht përpjekjeve për ta heshtur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat