Moska shkel hapësirën ajrore të Estonisë, Spiropali: NATO mbetet e bashkuar kundër provokimeve të Rusisë

Shqipëria

Moska shkel hapësirën ajrore të Estonisë, Spiropali: NATO mbetet e bashkuar kundër provokimeve të Rusisë

Më: 19 shtator 2025 Në ora: 22:32
Elisa Spiropali

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka reaguar në lidhje me shkeljen e hapësirës ajrore të Estonisë nga avionët luftarak rusë.

Ajo ka shprehur shqetësimin e saj për situatën e krijuar, duke theksuar se NATO mbetet e bashkuar.

“Thellësisht të shqetësuar nga shkelja e hapësirës ajrore estoneze nga tre avionë luftarakë rusë Mig-31 këtë mëngjes.

Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me aleatin tonë, Estoninë. @Tsahkna #NATO mbetet e bashkuar kundër provokimeve të Rusisë”, shkruan Spiropali

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat