Delegacioni i BE-së në Tiranë: Shqipëria mund të arrijë objektivin për të mbyllur negociatat e anëtarësimit deri në fund të vitit 2027

Shqipëria

Delegacioni i BE-së në Tiranë: Shqipëria mund të arrijë objektivin për të mbyllur negociatat e anëtarësimit deri në fund të vitit 2027

Më: 22 shtator 2025 Në ora: 10:16
Foto ilustrim

Delegacioni i BE-së në Tiranë ka reaguar pas betimit të qeverisë “Rama 4”, duke uruar kryeministrin Edi Rama dhe ministrat për marrjen e detyrës.

Delegacioni europian shprehet se Shqipëria mund të arrijë objektivin për të mbyllur negociatat e anëtarësimit deri në fund të vitit 2027.

“Urime Kryeministrit Edi Rama dhe të gjithë ministrave për marrjen e detyrës.

Me një përpjekje të qëndrueshme për të miratuar dhe zbatuar reformat e nevojshme përmes proceseve transparente dhe gjithëpërfshirëse, Shqipëria mund të arrijë objektivin ambicioz për të mbyllur negociatat e anëtarësimit në BE deri në fund të vitit 2027.

Ne pritje për të punuar me të gjithë aktorët shqiptarë për të arritur këtë moment historik, në të mirë të qytetarëve shqiptarë”, shkruan zyra e BE-së në Shqipëri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat