Seanca në GJKKO, Monika Kryemadhi zbulon a ishte i pranishëm Ilir Meta: Ja arsyeja e shtyrjes së gjyqit

Shqipëria

Seanca në GJKKO, Monika Kryemadhi zbulon a ishte i pranishëm Ilir Meta: Ja arsyeja e shtyrjes së gjyqit

Më: 25 shtator 2025 Në ora: 11:52
Monika Kryemadhi

Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka deklaruar se ish-Presidenti Ilir Meta nuk ishte i pranishëm në seancën paraprake në GJKKO.

Gjithashtu theksoi ish-deputetja, e pranishme nuk ishte as nëna e saj, Fatime Kryemadhi.

“Nuk ishte i pranishëm ish-Presidenti Meta ishin të gjithë të tjerët, edhe mamaja ime nuk ishte”, tha Kryemadhi pas shtyrjes së seancës.

Ajo zbuloi se arsyeja e shtyrjes së seancës ndaj saj, Ilir Metës, dhe të pandehurve të tjerë ishte mungesa e avokatit të ish-Presidentit, pasi iu është nënshtruar një ndërhyrje jashtë vendit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat