U qëllua për vdekje me armë zjarri, bizmesmeni italian ishte pronari i një fabrike tullash në Tiranë

Shqipëria

U qëllua për vdekje me armë zjarri, bizmesmeni italian ishte pronari i një fabrike tullash në Tiranë

Më: 27 shtator 2025 Në ora: 08:06
Foto ilustrim

Edoardo Sarchi, biznesmeni italian që u vra në Salari të Tepelenës, raportohet se ishte pronar i një fabrike tullash në kryeqytet.

Sipas burimeve, viktima udhëtonte në automjet me persona të tjerë kur një person i armatosur ka dalë para duke qëlluar drejt tyre.

Pas sulmit drejtuesi i mjetit raportohet se ka vijuar rrugën me shpejtësi.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur rreth orës 00:30, në fshatin Salari, në vendin e quajtur “Dilan”.

Disa persona janë shoqëruar nga policia, ndërsa është shpallur në kërkim një person me iniciale G. B., si autor i dyshuar i ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat