Kreut të Njësisë Administrative Fushë-Krujë i është vendosur lëndë plasëse në automjet, në parkingun e një restoranti mbrëmjen e së hënës.
Lënda plasëse dyshohet se u hodh nga një person që lëvizte në këmbë. Si pasojë e shpërthimit dëme materiale pësuan kryesisht dy makina, ajo e kryetarit te njësisë administrative Ilir loci dhe mjeti tjetër që i përkiste Ervin Kadiut.
Ilir Loci në një prononcim për Top News ka deklaruar se në momentin që ndodhi shpërthimi ka qenë duke darkuar me miqtë.
“Po darkoja me miqtë në momentin që ka ndodhur ngjarja”, mësohet të ketë thënë ai për Dafina Hysën, Top News.