Nën hetim për blerje votash, kryebashkiaku socialist i Vaut të Dejës në SPAK

Shqipëria

Nën hetim për blerje votash, kryebashkiaku socialist i Vaut të Dejës në SPAK

Më: 3 tetor 2025 Në ora: 10:03
Kristian Shkreli

Kryebashkiaku i Vau të Dejës Kristian Shkreli është paraqitur të premten në SPAK.

Pak muaj më parë, në prag të zgjedhjeve të 11 majit, Shkrelit ju sekuestrua telefoni celular. Shkreli është i dyshuar për veprën penale të korrupsionit zgjedhor.

Së bashku me Shkrelin te dyshuar janë edhe 3 persona të tjerë. Vepra penale lidhet me zgjedhjet e 11 maj 2025.

Në prag të zgjedhjeve u përfol se kryebashkiaku socialist kishte thyer besimin e kryeministrit Edi Rama, duke mbledhur vota për PSD-në e Tom Doshit.

Gjate fushatës kryeministri Rama iu drejtua Shkrelit në një takim: Kristian, mos më luaj me dy porta.

Shkreli është pqrfaqësues i zgjedhur i PS por njihet dhe si i afërt me PSD e Tom Doshit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat