Kryeministri Edi Rama paralajmëroi të gjithë inspektorët e drejtorive dhe veçanërisht atyre të Bashkive, se në rastet kur do zbulohet se nuk kanë zbatuar detyrën e tyre në rastet e ankesave të qytetarëve apo denoncimet për ndërtimet pa leje, do të kallëzohen penalisht, do largohen automatikisht nga detyra dhe gjithashtu përjashtim nga administrata publike për një kohë të caktuar.
Deklarata u bë gjatë konferencës së sotme nga kreu i qeverisë, ku shpallu një numër të madh masash dhe kriteresh për çështjen e kontrollit të territorit.
“Kallëzim penal dhe largim nga puna për inspektorët që kryejnë shkelje. Për ankesat apo denoncimet e qytetarëve ku leja është shkelur rëndë, kur në bashki aktet e inspektorëve bashkiakë përkatës figurojnë në rregull. Për çdo rast që vërtetohet për mosveprim, masa është heqje nga detyra dhe kallëzim penal. Gjithashtu ndalimi për t’u kthyer në punë”, tha kryeministri.
Më tej ai sqaroi se do të verifikohen të gjitha ankesat apo denoncimet, që nga portali dhe deri në forma të tjera, për të parë nëse janë zbatuar apo anashkaluar.
“Të gjitha denoncimet e bëra nga qytetarët në portal apo në rrugë të ndryshëm, do të jenë të lidhura me personat përkatës. Asnjë denoncim nuk do lihet sikur nuk ndodh, nëse është lënë sikur nuk ndodhi, direkt shkohet te përgjegjësia”, paralajmëroi ai.