Vetura godet për vdekje 71-vjeçaren në rrugën Gjirokastër-Kakavijë

Shqipëria

Vetura godet për vdekje 71-vjeçaren në rrugën Gjirokastër-Kakavijë

Më: 3 tetor 2025 Në ora: 21:23
Ilustrim

Një aksident me pasoja tragjike ka ndodhur sonte në rrugën Gjirokastër-Kakavijë, pranë fshatit Grapsh.

71-vjeçarja K. H., sapo kishte zbritur nga një autobus i linjës së udhëtarëve Gjirokastër-Janinë, është përplasur për vdekje nga një automjet privat, raporton RTSH, përcjell KosovaPress.

Ngasësi i automjetit është një oficer i Policisë së Shtetit, i cili sipas informacioneve paraprake, ishte duke shkuar në punë në momentin e ngjarjes.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat