Fluks i lartë është krijuar në pikën kufitare të Qafë Thanës këtë fundjavë, në drejtim të doganës së Maqedonisë së Veriut.
Fluksi i lartë i automjeteve që udhëtojnë nga Shqipëria drejt Maqedonisë ka shkaktuar vonesa në kalim.
Ndërsa, udhëtarët raportojnë pritje për përpunimin e dokumenteve.
Autoritetet kufitare janë në terren për të menaxhuar situatën dhe për të lehtësuar qarkullimin, i cili pritet të mbetet i dendur gjatë gjithë fundjavës.