Gjyqtari i Apelit Astrit Kalaja u qëllua për vdekje në sallën e gjyqit, reagon KLP: Sulm i drejtpërdrejtë ndaj Kushtetutës dhe sigurisë publike

Shqipëria

Gjyqtari i Apelit Astrit Kalaja u qëllua për vdekje në sallën e gjyqit, reagon KLP: Sulm i drejtpërdrejtë ndaj Kushtetutës dhe sigurisë publike

Më: 6 tetor 2025 Në ora: 18:22
Këshilli i Lartë i Prokurorisë

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, në Gjykatën e Apelit në Tiranë.

KLP në reagimin e saj, shkruan se është thellësisht i tronditur nga ngjarja e rëndë që goditi sot sistemin e drejtësisë dhe gjithë shoqërinë shqiptare, ku gjyqtari i Gjykatës së Apelit, z. Astrit Kalaja, u vra me armë zjarri brenda sallës së gjyqit, gjatë ushtrimit të detyrës së tij.

“Vrasja e një magjistrati në sallën e gjyqit është një akt i pa imagjinueshëm, që përbën jo vetëm një krim ndaj një përfaqësuesi të drejtësisë, por edhe një sulm të drejtpërdrejtë ndaj Kushtetutës, shtetit ligjor dhe sigurisë publike në tërësi.

Në këto çaste zie, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, dëshiron të përcjellë ngushëllimet më të ndjera familjes, të afërmve dhe kolegëve të gjyqtarit Astrit Kalaja, duke shprehur solidaritetin e plotë me gjithë trupën e drejtësisë.

Kjo tragjedi na kujton domosdoshmërinë e një uniteti të fortë institucional dhe përgjegjësie të përbashkët shtetërore, për të mbrojtur çdo përfaqësues të drejtësisë që shërben në emër të ligjit”, thuhet në reagim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat