“Akt barbar! Ndëshkim shembullor për autorët!”/ Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, nisin me një minutë heshtje Komisionet Parlamentare

Shqipëria

“Akt barbar! Ndëshkim shembullor për autorët!”/ Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, nisin me një minutë heshtje Komisionet Parlamentare

Më: 7 tetor 2025 Në ora: 10:37
Komisioni

Kanë nisur me një minutë heshtje mbledhjet e komisioneve parlamentare, në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja që humbi jetën ditën e djeshme pas një sulmi në sallën e gjyqit ku ishte në krye të detyrës në Gjykatën e Apelit në Tiranë.

Ulsi Manja e ka konsideruar vrasjen një akt barbar ndërsa ka kërkuar ndëshkim shembullor të autorëve.

“Dora e krimit u ngrit mbi togat e zeza duke i marrë jetën gjyqtarit në krye të detyrës, akt i rëndë kriminal dhe akt barbar dhe meriton ndëshkimin shembullor të autorëve. Vrasja e një gjyqtari në krye të detyrës në një ambient ku presupozohet që është vendimi më i sigurt për të ushtruar detyrën, kambanë alarmi për sigurinë e punonjësve të drejtësisë.

Shumë nga ne e kemi njohur gjyqtarin ndaj do ju ftoja të mbanim një minutë heshtje në nderim të tij”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat