“As mafia italiane apo kartelet e Ekuadorit nuk vrasin gjyqtarin në sallë”, Jozefina Topalli: Duhet reflektim! Autokracia nuk shpallet me dekret

Shqipëria

“As mafia italiane apo kartelet e Ekuadorit nuk vrasin gjyqtarin në sallë”, Jozefina Topalli: Duhet reflektim! Autokracia nuk shpallet me dekret

Më: 9 tetor 2025 Në ora: 10:39
Jozefina Topalli

Deputetja e PD Jozëfina Topalli ka deklaruar se duhet refklektim në lidhje em vrasjen e e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit.

Ajo u shpreh se kjo tregon që në Shqipëri nuk ka më një shtet, ndërsa kombi ynë është në buzë të greminës.

Jozefina Topalli: As kartelet e Ekuadorit dhe mafia italiane nuk kanë vrarë një gjykatës në sallë duke lexuar vendimin. Duhet reflektim.

Relativizimi i kësaj vrasje, tregon se kombi ynë është në zgrip të humnerës. Në një vend ku ka ministra dhe jo shtet, ku ka ligje dhe jo drejtësi, ku presidenti nuk njeh Kushtetutën, çfarë emri t’i vë?

Autokracia nuk shpallet me dekret.

Me vrasjen e gjykatësit u vra iluzioni se në vendin tonë ka shtet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat