Ursula von der Leyen viziton Tiranën, pritet me ceremoni shtetërore nga kryeministri Edi Rama

Shqipëria

Ursula von der Leyen viziton Tiranën, pritet me ceremoni shtetërore nga kryeministri Edi Rama

Më: 13 tetor 2025 Në ora: 10:07
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe kryeministri Edi Rama

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ndodhet në Tiranë, në kuadër të një turi ballkanin. 

Pas takimit me Presidentin Bajram Begaj,  von der Leyen u prit me ceremoni shtetërore nga kryeministri Edi Rama.

Tirana mirëpret sot dhe nesër Forumin e parë të Investimeve EU–WB6 (Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor), një ngjarje që bashkon vendet e Ballkanit Perëndimor, vendimmarrësit e BE dhe investitorë nga e gjithë bota.

I mbështetur nga Komisioni Europian, ky forum synon të forcojë bashkëpunimin ekonomik dhe mundësitë e investimit midis vendeve të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia) dhe shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

Sipas agjendës zyrtare, forumi do të hapet me një fjalim mirëseardhjeje nga Kryeministri Rama, i cili do të nënvizojë rëndësinë e ngjarjes për zhvillimin e rajonit. Pas tij, do të mbajë fjalën e saj të hapjes Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat