Përplasje në aksionin policor, detaje nga operacioni me 11 të arrestuar në Elbasan

Shqipëria

Përplasje në aksionin policor, detaje nga operacioni me 11 të arrestuar në Elbasan

Më: 13 tetor 2025 Në ora: 19:10
Foto ilustrim

Detaje të reja vijnë nga operacioni i zhvilluar këtë të hënë në Elbasan, ku burime policore bëjnë me dije se janë arrestuar rreth 11 persona, disa prej të cilëve me precedentë penalë.

Gjatë aksionit, në ambientet e lokalit ku po kryheshin kontrollet ndodheshin një numër i madh personash, ku është raportuar për kundërshtime dhe përplasje fizike me policinë.

Gjatë kontrolleve në një biznes privat në zonën e Katundit të Ri, janë sekuestruar tre armë zjarri tip pistoletë u sekuestruan nga personat e arrestuar ndërsa mes të shoqëruarve ndodhet edhe M.L si dhe biznesmeni B.M.

Aktualisht, policia po analizon materialet filmike dhe vijon verifikimet për shtetasit e arrestuar, duke shqyrtuar edhe të kaluarën e tyre kriminale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat