Bllokimi i monopatinave, avokati ironi në studio: Le të ndalojnë edhe avionët dhe makinat që të mos kemi aksidente

Shqipëria

Bllokimi i monopatinave, avokati ironi në studio: Le të ndalojnë edhe avionët dhe makinat që të mos kemi aksidente

Më: 14 tetor 2025 Në ora: 09:05
Avokati Gylsen Zhllima

Avokati Gylsen Zhllima ishte sot i ftuar në “Koha për t’u zgjuar” në News24, ku foli mes të tjerash edhe në lidhje me bllokimin e monopatinave, një aksion policor i zhvilluar ditën e djeshme pas urdhrit të ministres Alban Koçiu.

Avokati u shpreh se nuk është e drejtë të merren vendime të tilla, kur paraprakisht nuk është bërë normimi ligjor i tyre.

Ai ka bërë edhe ironi duke u shprehur se fton policët të heqë nga rrugët edhe makinat e motorët apo të ndalojë avionët, në mënyrë që të shmangen të gjitha aksidentet.

“Ftoj policinë të bllokojë edhe të gjithë avionët dhe makinat dhe nuk do kemi më aksidente.

Kemi një rend kushtetues dispozitë ligjore, një Kod Rrugor. Duhet normuar kuadri ligjor, jo të bëhet një aksion i tillë sepse në sytë e qytetarëve ka humbur besimi te policia.

Nuk mund të ndalohen disa gjëra që nuk janë të parashikuara në ligj. Nuk mundet një polic të marrë pronën tënde private, na kujton 1944, por atëherë të paktën bëhej edhe ligj”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat