PD dorëzon në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve shkresën për regjistrimin në zgjedhjet e pjesshme lokale

Shqipëria

PD dorëzon në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve shkresën për regjistrimin në zgjedhjet e pjesshme lokale

Më: 16 tetor 2025 Në ora: 15:21
Foto ilustrim

Partia Demokratike ka dorëzuar sot kërkesën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për regjistrimin në zgjedhjet e pjesshme lokale, që mbahen më 9 nëntor.

Zgjedhjet e pjesshme lokale do të mbahen në 5 bashkitë e vendit, në Mat, Vlorë, Cërrik, Berat dhe Tepelenë, duke përjashtuar bashkinë e Tiranës, pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi dekretin e presidentit Begaj pas ankimimit të Erion Velijat për shkarkimin e tij.

Emrat e përzgjedhur janë:

Gabriel Guma – Tepelenë

Dionis Sota – Vlorë

Eduart Brahlika – Mat

Amarildo Hoxha – Cërrik

Pavlo Shkarpa – Berat

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat