Gjendet i vdekur brenda makinës së parkuar një person në autostradën Vlorë-Fier

Shqipëria

Gjendet i vdekur brenda makinës së parkuar një person në autostradën Vlorë-Fier

Më: 16 tetor 2025 Në ora: 19:30
Foto arkiv

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në autostradën Fier- Vlorë, ku një person është gjetur i pajetë.

Sipas policisë, viktima Rafael Pasha u gjet në sediljen e parme të makinës tip “Volkswagen”, e cila ishte e parkuar në xhepin e emergjencës.

Paraprakisht, dyshohet se ai ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjajres.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat