Debatet me dyer të mbyllura në Konferencën e Kryetarëve, Këlliçi-mazhorancës: Po shkelni Kushtetutën

Shqipëria

Debatet me dyer të mbyllura në Konferencën e Kryetarëve, Këlliçi-mazhorancës: Po shkelni Kushtetutën

Më: 17 tetor 2025 Në ora: 12:12
Foto ilustrim

Gjatë Konferencës së Kryetarëve në Kuvend, Belind Këlliçi ka akuzuar mazhorancen për ngushtimin e hapësirave që i takojnë opozitës në Parlament.

Këlliçi theksoi se në vetëm tre javë, mazhoranca ka përjashtuar dy herë kryetarin e grupit parlamentar të PD-së, me urdhër të Ballës.

Po ashtu, ai u shpreh se opozita nuk do trazira, por po ia imponojnë reagimin e fortë.

“Po ngushtoni hapësirat që ka opozita në Kuvend. Kjo është anti-kushtetuese dhe e patolerueshme. Opozita nuk kërkon trazira dhe nuk është për jo-normalitet, por po na e impononi ju reagimin e fortë. E impononi ju me shkeljen e Kushtetutës.

Ju donit dje të ndryshonit traditën e pyetjeve për institucionet e pavarura, për shkak se keni hallin kur të raportojnë institucionet e drejtësisë. Keni frikë nga pyetjet e opozitës për ato institucione dhe për drejtuesit e drejtësisë.

Sa i përket rregullores dhe respektit të hapësirës së opozitës, mjafton të ju them se në 3 javë ke përjashtuar 2 herë kreun e grupit të PD-së, me porosi të Ballës”, eshte shprehur deputeti i PD, Belind Kelliçi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat