U kallëzua nga një 26-vjeçare për abuzim seksual, procedohet në gjendje të lirë 54-vjeçari izraelit

Shqipëria

U kallëzua nga një 26-vjeçare për abuzim seksual, procedohet në gjendje të lirë 54-vjeçari izraelit

Më: 18 tetor 2025 Në ora: 11:38
Policia

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë referuar materialet në Prokurori.

Ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. C., 54 vjeç, banues në Izrael.

Kjo pasi ndaj këtij shtetasi ka bërë kallëzim shtetasja E. Z., 26 vjeçe, banuese në Izrael, e cila pretendon se, më datë 09.10.2025, është abuzuar seksualisht në një hotel në fshatin Theth.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat