I shpallur në kërkim nga autoritetet belge, shqiptari i dënuar me 5 vite burg arrestohet në pikën kufitare të Kakavijës

Shqipëria

I shpallur në kërkim nga autoritetet belge, shqiptari i dënuar me 5 vite burg arrestohet në pikën kufitare të Kakavijës

Më: 19 tetor 2025 Në ora: 14:12
Foto ilustrim

Një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar mëngjesin e djeshëm në pikën kufitare të Kakavijës, gjatë një kontrolli rutinë nga Departamenti i Kontrollit të Pasaportave, në bashkëpunim me strukturat e Nëndrejtorisë së Hetimit të Krimeve të Janinës.

Gjatë verifikimeve, autoritetet konfirmuan se ndaj shtetasit shqiptar ishte lëshuar një urdhër arresti evropian nga autoritetet belge, për një sërë veprash penale të rënda, përfshirë:

Trafikim të paligjshëm të narkotikëve dhe substancave psikotrope, pjesëmarrje dhe drejtim të një organizate kriminale, posedim dhe trafikim droge.

Sipas urdhrit të lëshuar nga Belgjika, ai është dënuar me 5 vite burgim.

Pas arrestimit, shtetasi është shoqëruar në prokurorinë kompetente në pritje të procedurave të ekstradimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat